Siri – OKB: 60 mijë të vdekur nga dhuna e Asadit

Kombet e Bashkuara kanë publikuar përfundimet e një studimi 5-mujor për nxjerrjen në dritë të numrit të personave të vdekur në Siri.

Komisarja e lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Navi Pillay deklaroi se “masakra e pamëshirshme” e regjimit të Esadit mund tu ketë kushtuar jetën rreth 60 mijë njerëzve.

Studimi është bërë duke krahasuar informacionet e grumbulluara nga 7 burime të ndryshme.

Pillay tha se studimi përfshin periudhën 15 mars 2011 – 30 nëntor 2012.

Komisarja e lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Navi Pillay u shpreh se qytetet, qytezat edhe fshatrat janë rrafshuar me tokën nga bombardimet me artileri dhe avionë të ushtrisë siriane, duke theksuar se Esadi ka kryer krime lufte.

Grupet opozitare në një deklaratë që kishin bërë në fund të vitit numrin e të vdekurve e parashikojnë 48 mijë./trt/kohaislame

Artikulli paraprakXhamitë më të njohura në botën muslimane
Artikulli vijuesRusia përgatitet për një stërvitje gjigante në mesdhe dhe det të zi