Protesta masive në qytetin e Port Said në Egjipt

1 Min Read

Të paktën 14 persona vdiqën sot pas përleshjeve të shumta që shpërthyen në qytetin egjiptian të Port Saidit, pasi një gjykatë dënoi me vdekje 21 persona për përleshjet e dhunshme gjatë një ndeshjeje futbolli të vitit të kaluar, njoftoi Ministria egjiptiane e Shëndetësisë.

Nuk dihet ende nëse në këtë bilanc përfshihen edhe dy policë, të vrarë po sot në këtë qytet.

Një gjykatë egjiptiane dënoi sot me vdekje 21 persona, pasi u shpallën fajtorë për dhunë gjatë një ndeshjeje futbolli në Port Said, në verilindje të vendit, që u shoqërua me vdekjen e 74 tifozëve.

Vendimi i gjykatës u prit me thirrje gëzimi nga pjesëtarët e familjeve të viktimave, të cilët ishin të pranishëm në sallën e gjyqit, në Kajro. trt/kohaislame

Share This Article