A dallon ‘brendi’ nga ‘produkti’ ?

Jim Joseph, i cili është profesor në Universitetin e New York, thotë se po të thellohemi në këtë pyetje, do të vërejmë se ka dallime të mëdha, dhe emocionale.
 
Produktet kryejnë një funksion.
 
Produktet ka të bëjë me atë se çfarë bën, çfarë u ofron njerëzve. Produkti e mbush atë çka do konsumatori.
 
Funksioni,përbërja dhe nevoja – kjo e formon një produkt.
 
Brendet ofrojnë emocion.
 
Brendi dallon nga produkti, sepse jo vetëm që e mbulon një nevojë të konsumatorit, ajo e përmbush atë për çka ka nevojë konsumatori.
 
Ne nuk bijmë në dashuri me produktet – ne dashurohemi me brende. Brende ofrojnë një premtim dhe emocion. Brendi ka të bëjë me atë se si e bën konsumatorin të ndihet.
 
Ndryshimi i madh.
 
Rënë shkurt, ti mund të duash një produkt, por ke nevojë për një brend.
 
Pra, për shembull, kam nevoj
 
ë për një filxhan kafe, por unë personalisht e dua atë nga Strabucks.
 
Kafe-ja është produkti dhe kafeina është përbërësi. Unë mund ta marr atë ku të dua, pasiqë ka vende të shumta që ofrojnë kafe, por e zgjedhi Strabucks.
 
Strabucks në këtë rast është brendi, dhe eksperienca në Strabucks është emocioni që kam nevojë në mëngjes.
Artikulli paraprakKur teknologjia hyn në shtrat
Artikulli vijues100 universitetet më të mira në botë për 2015