Zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen të dielën, pritet të pasojnë me raundin e dytë në shumicën e komunave.Balotazhi pritet të jetë vendimtar për të përcaktuar kryetarët e rinj që do të udhëheqin me komunat e Kosovës.
“Gazeta Blic”, ka kontaktuar me disa nga analistët politikë të vendit të cilët kanë dhënë mendimin e tyre me lidhje me atë se a duhet ose jo të mënjanohet balotazhi.Njohësi i çështjeve politike, Nexhmedin Spahiu ka qenë i vetmi i cili ka thënë se balotazhi nuk duhet të mënjanohet.“Balotazh duhet të ketë gjithsesi. Heqja e balotazhit do të ndikonte në kriminalizimin e mëtutjeshëm të klasës politike”, ka thënë ai.
Ndryshe nga Spahiu, Lepaja e Tahiri mendojnë që balotazhi duhet të mënjanohet.Sipas Lepajës, balotazhi është lodhje e panevojshme e qytetarëve dhe që kandidati i cili merr shumicën e votave në rundin e parë, me automatizëm zgjidhet kryetar komune.“Personalisht mendoj se balotazhi është lodhje e panevojshme e qytetarëve, sepse edhe me rezultatet e votimit të parë, kandidati me më së shumti vota mund të formoj një ekzekutiv lokal, me “qeverinë” lokale që do të i votohej në asamble me shumicë votash.
Pra, kandidati i cili merr shumicën e votave në rundin e parë, me automatizëm zgjidhet kryetar komune, kështu që pastaj përzgjedhjen e drejtorëve e bënë duke pasur konsideratë për raportin e forcave në asamble, përkatësisht, duke u votuar ekzekutivi në asamble”, ka deklaruar Lepaja.Të njëjtin mendim ka edhe politologu, Ramush Tahiri, sipas të cilit çështja e balotazhit është humbje kohe dhe që koalicionet të cilat po arritën janë joparimore dhe joprogamore.
“Po se është humbje kohe dhe po rrimë disa muaj në fushatë dhe po bëhen koalicione joparimore dhe jo programore”, ka thënë shkurt Tahiri, për Gazeta Blic.Në anën tjetër, njohësi i çështjeve politike, Haki Abazi ka kritikuar ashpër shkuarjen në balotazh të kandidatëve për kryetarë të komunave.
Sipas tij zgjedhja e mënjanimit të balotazhit do të ishte obligimi i zgjedhjeve të qytetarëve të moshës madhore.“Duhet të kërkohet pjesëmarrja obligative në zgjedhje të qytetareve të moshës madhore dhe duhet të mënjanohet balotazhi.
Ndryshe nuk ka kuptim zgjedhja e drejtpërdrejtë nga vota qytetare dhe duhet të kthehemi në zgjedhjen e kryetarëve të komunës si ka qenë më herët.Kur Asambleja komunale ka përzgjedhur kryetarin”, ka përfunduar Abazi.
Ndryshe, debati se a duhet të ketë balotazh apo jo në zgjedhjet lokale u nxit nga kryesuesja e KQZ-së, Valdete Daka, që duke shprehur mendimin e saj personal, tha të hiqet ky raund zgjedhjesh.Rezultatet e zgjedhjeve lokale të 22 tetorit kanë detyruar mbajtjen e balotazhit në 19 komuna të Kosovës./GazetaBlic.com