A e dini: Para 72 vitesh refugjatët grekë kërkuan strehim në Siri nga Lufta Dytë Botërore!

Këto ditë në rrjetet sociale qarkullojnë foto të vjetra të emigrantëve grekë të cilët u larguan nga mizoritë e Luftës së Dytë Botërore dhe lanë vendin e tyre për të emigruar në vendet e Lindjes së Mesme.

Ky zhvillim i përket shekulli të kaluar ku me mijëra grekë emigruan si refugjatë në qytetin sirian të Halebit. Kjo është ajo që i bën disa njerëz ta përshkruajnë këtë foto si “paradoksi i shekullit” nën dritën e emigrimit të mijëra azilantëve sirianë për në Europë nëpërmjet Greqisë në ditët e sotme.

Fotoja daton që në vitin 1943-ta dhe është ofruar nga siti amerikan “Amazon”. Bëhet fjalë për një grup fotosh të ngjashme të cilat shiten për një vlerë prej 11 mijë dollarë, të cilat datojnë në atë epokë.

Historia përsërit vetveten, por në formë të kundërt tashmë. Këto ditë shohim po të njëjtat imazhe të radhëve të refugjatëve, por kësaj here janë sirianë dhe jo grekë, të cilët janë larguar nga vendi i tyre i shkatërruar prej luftës civile. Kështu shpirti i tyre i bërë plagë nga vuajtjet nuk gjeti rrugë tjetër shpëtimi vetëm se të migronte në Evropë nëpërmjet Greqisë.

Hija e vdekjes nga mbytja apo nga rrugët kanosëse qëndron në pritje të jetëve të tyre, dhe modeli i fëmijës Alan Kurdi qëndron i ngulitur fort para syve tanë, pra imazhi i trupit të tij të pajetë në bregdetin turk i cili tronditi gjithë botën javën e kaluar.

Në periudhën e Luftës së Dytë Botërore, e cila zgjati nga viti 1939 deri në vitin 1945, mijëra refugjatë evropiane u larguan nga kontinenti vjetër për në Lindje të mesme tek disa vendev arabe, përfshirë edhe Sirinë, në kërkim të një strehe të sigurt.

Sot, pas gati 72 vitesh, miliona sirianë ikin në Evropë, duke lënë pas ferrin e luftës në vendin e tyre. Sirianët zhvendosen nga Turqia në Greqi nëpërmjet detit duke e konsideruar atë si shtegdaljeje për në vendet europiane të cilat presin refugjatë të tilla si Gjermania, Austria, Suedia, Franca dhe vende të tjera.

Çfarë po ndodh sot në Siri na kujton atë që hoqën grekët në dy luftërat botërore, të parën të dytën, pasi ata i ishin nënshtruar pushtimit të italianëve, çka bëri që me mijëra prej tyre të migrojnë në kërkim të një strehë e sigurt në vendet arabe.

Halebi qyteti dytë më i madh i Sirisë ishte një nga qytetet arabe që priti me mijëra grekë bujarisht. Foto publikuar tregon masat e refugjatëve grekë me rrobat të rreckosura dhe djem të rinj të rreshtuar në pritje të ndihmave dhe ushqimeve. Në foto shkruhet se ushqeheshin rreth 12 mijë refugjatë grekë në Haleb./Tesheshi

http://www.sawtbeirut.se/articles/23917

Artikulli paraprakMbi 60 mijë azilkërkues në Maqedoni
Artikulli vijuesVIDEO – Shkollohu – Hoxhë Muharem Ismaili