A është Rusia e Putinit Serbia e Millosheviçit?

Trazirat që po ndodhin në Ukrainë janë krahasuar shpesh me krizën e Jugosllavisë në fillmvitet ’90 – dhe në të vërtetë ato kanë shumë ngjashmëri. Por, kur vjen fjala për të kuptuar përse konflikti mes qeverisë së Ukrainës dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia ka zgjatur kaq shumë – dhe përse, pas një viti luftimesh gjithnjë e më brutalë, zgjidhja duket kaq larg – dallimet janë shumë më të rëndësishëm.

Taktikat e presidentit rus, Vladimir Putin në Ukrainë i ngjajnë vërtetë atyre të presidentit serb, Sllobodan Milloshevic gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë. Thuhet shpesh se keqpërdorimi që Putini i bën përmendjes së propagandës së Luftës së Dytë Botërore, dhe që synon të nxisë nacionalizmin rus, është një përsëritje besnike e fushatave të dizinformimit të Milloshevicit në vitet 1990, të cilat nxitën ndjenjat antikroate mes serbëve.
 
Edhe Putini, edhe Millosheviçi fuqizuan “sojin” e tyre etnik në vendet ku donin të ushtronin kontroll, përpara se të nisnin pushtime ushtarakë nën pretekstin e mbrojtjes së tyre. Më në fund, të dy udhëheqësit synuan krijimin e “republikave” të vetëshpallura brenda kufijve të një tjetër shteti.

Duke parë këto ngjashmëri, shumëkush argumenton se fuqitë perëndimore duhet të kenë të njëjtën qasje që patën kur i dhanë fund krizës në Jugosllavi – dhe kjo nënkupton ofrimin e “ndihmës me armatim të rëndë Ukrainës”. Në fund të fundit, thuhet, Marrëveshja e Dejtonit që i dha fund Luftës në Bosnjë u bë e mundur vetëm pasi amerikanët vendosën të armatosin kroatët dhe myslimanët boshnjakë.
Por sigurisht, Rusia e Putinit nuk është Serbia e Milloshevicit.

Rusia nuk është një “informacion plotësues” në histori, apo një minishtet ballkanik; ajo është një Fuqi e Madhe bërthamore, kundër të cilës Ukraina, sado rëndë të armatoset, nuk ka asnjë shans ushtarakisht. Thënë kjo, furnizimi i Ukrainës me armë do të përkeqësonte gjakderdhjen, pa e detyruar Putinin të rishikojë qasjen e tij dhe të mbështesë një paqe jetëgjatë.

Po kështu, konteksti gjeopolitik ka ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme gjatë dy dekadave të fundit. Në kohën e luftës së Jugosllavisë, Perëndimi jo vetëm kishte epërsi morale, por ai shihej gjithashtu si i pamposhtur, kjo për shkak të fitores së tij në Luftën e Ftohtë. Sot, Perëndimi perceptohet sikur është në rënie, me legjitimitetin e Amerikës si udhëheqës global që vihet gjithnjë e më shumë në pikëpyetje.
Në këtë kontekst, Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka të drejtë që kundërshton armatimin e Ukrainës.

Por ajo gabohet kur supozon se negociatat me rusët mund të prodhojnë një zgjidhje të qëndrueshme si Marrëveshja e Dejtonit, sepse vetë konfliktet janë në themel të ndryshëm. Ndërkohë që në Jugosllavi kishim një krizë lokale me pasoja më të gjera në Europë, Ukraina është e zhytur në një krizë europiane, me pasoja lokale.

Milloshevici kishte një objektiv të qartë strategjik: të krijonte një Serbi të Madhe. Për këtë qëllim, ai donte që, ose të ndryshonte kufijtë e rajonit, ose të paktën të arrinte një marrëveshje e cila i jepte autonomi rajoneve me shumicë serbe jashtë Serbisë. Negociatat për t’u dhënë fund luftërave ballkanike ishin të mundshme pikërisht sepse ato përqëndroheshin në harta.
Për Putinin, aneksimi i Krimesë ishte i pamjaftueshëm, në kuptimin strategjik.

Ai nuk është më i interesuar për të rihequr vija në harta. Veprimet e tij nuk nxiten pikësëpari prej vendosmërisë për të aneksuar rajonin e Donbasit (që ka një rëndësi strategjike të papërfillshme për Rusinë), krijimit të një korridori tokësor drejt Krimesë, apo krijimit të një konflikti të ngrirë.

Putini mbetet i përfshirë në Ukrainë për arsaye që duken kryesisht pedagogjike. Ai ka një mesazh për Perëndimin moralizues – dhe për ukrainasit që donin të hynin në klubi e tij (perëndimit).
Për Perëndimin, mesazhi është se Rusia nuk do të tolerojë që të fusë hundët në oborrin e saj.

Në pikëvështrimin e Putinit, Perëndimi duhet që të pranojë se e gjithë hapësira post-sovjetike, pa shtetet balltike, është në sferën e influencës të Rusisë. (Dështimi i Kremlinit për t’i paraprirë refuzimit që Kina i ka bërë një sistemi të tillë – sidomos në Azinë Qendrore, e cila është shumë e rëndësishme për vizionin ekonomik të Presidentit Xi Jinping – paraqet një gabim të cuditshëm në llogaritë strategjike të Putinit).

Për Ukrainën, dhe vecanërisht për qeverinë e saj të re, mesazhi është se ky vend nuk mund të mbijetojë, të paktën jo në formën e vet aktuale, pa mbështetjen e Rusisë. Putini dëshiron gjithashtu t’u tregojë ukrainasve se, në fund të ditës, Perëndimit nuk është se i bëhet vonë për ta. Amerikanët nukdo të luftojnë për ta dhe europianët nuk do të ofrojnë paratë që i nevojiten kaq shumë qeverisë së tyre.
Edhe motivimi i Perëndimit në Ukrainë duket më shumë pedagogjik se sa strategjik: t’i tregojë Putinit se ndryshimi i kufijve me forcë është i papranueshëm në Europë sot.

Shpresa është që sanksionet ekonomikë, bashkë me viktimat rusë në terren, do të detyrojnë Rusinë që të pranojë me përulësi statusin e saj të pas Luftës së Ftohtë si një fuqi e dorës së tretë, ndërkohë që dërgon edhe mesazhe shtesë se cdo përpjekje për rishikimin e rendit botëror të udhëhequr nga SHBA është edestinuar të dështojë – me pasoja të rënda ekonomike.

Objektivat e qartë strategjikë u bëjnë të mundur palëve se gjysma e “copës së mishit” është më mirë se asgjë. Por dy palë që duan thjeshtë t’i japin një mësim njëra-tjetrës e kanë të pamundur të gjejnë terrenin e përbashkët që është i nevojshëm për arritjen e një kompromisi të pranueshëm për të dyja. Kjo është një arsye përse negociatat e sotme në Ukrainë janë të prirura të arrijnë vetëm armëpushime jetëshkurtër, dhe jo atë lloj zgjidhjeje afatgjatë që u arrit pas Luftës së Bosnjës./kohaislame
Artikulli paraprakShefi i policisë, i puth kokën të "burgosurit ideal" në momentin e lirimit
Artikulli vijues2. Unë Eja në Islam, Ajo Eja në Dynja!