A mundet teknologjia të ndihmojë mësuesit të shpjegojnë dhe nxënësit të kuptojnë?

Aplikimi i teknologjisë sigurisht që ka lehtësuar jetën në ditët e sotme. Teknologjia sot është bërë pjesë e fushave të ndryshme dhe tanimë ajo zë vendin e saj dhe në sferën e edukimit. Një pjesë e publikut mendojnë se teknologjia po ndikon negativisht në pjesën e edukimit, sidomos të fëmijëve pasi ata po i kushtojnë më shumë rëndësi pajisjeve teknologjike se sa shkollës por kjo nuk do të thotë që teknologjia është një armik i edukimit, përkundrazi ajo është tepër e dobishme gjithnjë nëse implementohet në masën e duhur.
Klasat si dhe metodologjia e të mësuarit po orientohen gjithnjë e më shumë drejt teknologjisë. Shumë shkolla po aplikojnë përdorimin e tabletave përveç kompjuterave personalë. Një firmë analitike quajtur CompTIA mbikëqyri mësues, nxënës dhe administrator shkollash vitin që kaloi dhe zbuloi se prania e teknologjisë në klasat e mësimit është e mirëpritur nga të gjitha palët. Nga studimi rezultoi se 58% e shkollave me më shumë se 1000 studentë përdorin teknologjinë gjatë orëve të mësimit.

Aplikimi i teknologjisë gjatë testimit
3 në 4 mësues besojnë se teknologjia ka një impakt pozitiv në proçesin e edukimit. Shumë mësues ndjehen të presionuar gjatë proçesit të korigjimit ndaj dhe ata aplikojnë teknologjinë për ta bërë këtë proçes sa më të ndershëm dhe korrekt. Gjithashtu 3 në 4 drejtues shkollash konfirmojnë se teknologjia luan një rol të rëndësishëm në rekrutimin e stafit të mësuesve. Tanimë mësuesit duhen të punojnë me tabletë dhe jo me shkumësa të bardhë. Dhe ç’është më e rëndësishmja 9 në 10 studentë besojnë se prania e teknologjisë në klasë i ndihmon shumë ata në përvetësimin dhe zotërimin e njohurive. Teknologjia ka aftësinë të ndryshojë dhe të përmirsojë eksperiencën e
nxënësve në klasë duke i bërë ata më interaktivë. Gjatë suvejimit kompania ka zbuluar se mjeti më i përdorur teknologjik nëpër klasa është tableti.

Teknologjia e edukimit do të thotë më tepër se një tablet
Por është e rëndësishme të thuhet se tableti është vetëm pjesa më e dukshme e këtij ajsbergu teknologjik, sidomos kur konsiderojmë shërbimet cloud që përdoren në fushën e edukimit. Është më tepër se kaq. Sot përdoren softuerët e manaxhimit të klasave apo të orarit, të programit mësimor, dhe infrastrukturave wireless në institucione të ndryshme edukimi.
Por teknologjia nuk është aq e thjeshtë për tu aplikuar në klasa mësimore dhe gjatë këtij proçesi hasen probleme të ndryshme. Kompani të fuqishme kanë investuar në penetrimin e teknologjisë nëpër shkolla, sidomos në përdorimin e tabletëve nga nxënësit. Përveç pajisjes me tabletë kjo kërkon dhe një shumë të madhe për trajnimin e mësuesve nxënësve dhe instalimin e softuerëve. Shumë CIO shprehen se trajnimi i përdoruesve është pjesa më e vështirë e këtij projekti.
Dhe si përfundim ja vlen të themi se çdonjeri prej nesh ndihet i pafuqishëm për të ndaluar marshin e teknologjisë. Ajo po bëhet çdo ditë e më shumë pjesë e jetës sonë duke u kthyer në një element të rëndësishëm të saj. Teknologjia është e domosdoshme kudo, në punë, në shtëpi dhe sidomos në shkollë. /CIO Al
Artikulli paraprakSerbia: Mbledhja e dy qeverive, shenjë e Shqipërisë së Madhe!
Artikulli vijuesTwitter dhe Foursquare mundësojnë etiketiketimin e vendodhjes specifike në postimet e rrjetit