Abuzimi i viktimave të Nepalit me “Safety Check”

Rrjeti social “Facebook” dje aktivizoi “Safety Check” pas tërmetit të dytë që goditi Nepalin, për të ndihmuar familjarët e të mbijetuarve që të dinë nëse pjesëtarët e tyre janë të sigurt.
 
Nëse Facebooku beson se përdoruesi ndodhet në zonën e prekur nga tërmetit, inkurajon ata që ta shënojnë veten te opsioni “safe”.
 
Pastaj shokët e tyre njoftohen se përdoruesi në fjalë ka mbijetuar pasi gjendet në zonën e sigurisë, transmeton Koha.net.
 
Por tashmë ka filluar abuzimi me opsionin “Safety Check” edhe nga përdoruesit të shteteve që nuk janë prekur fare nga tërmeti.
 
Këtë abuzim janë duke e bërë edhe përdoruesit e Facebookut në Kosovë të cilët po e shënojnë veten se janë në zonat e sigurta.
 
Ky veprim i përdoruesve të Facebookut jashtë Nepalit është duke u cilësuar si abuzim ndaj viktimave të tërmetit që goditi këtë shtet javë më parë.
“Njerëzit janë duke abuzuar me opsionin safety check të Facebookut. Tërmetet nuk janë shaka. Nuk është e mirë që të bëhet shaka me njerëzit që mungojnë apo që janë lënduar nga tërmeti”, ka shkruar një përdorues i Facebookut./Koha
Artikulli paraprakArsenali pritet të fitojë 3 milionë funte nga Barça shkaku i Vermaelenit
Artikulli vijuesLohan shfaqet me Kuran në dorë