Aeroplani amerikan hedh në erë tankun rus në Siri? (Foto)

Ky është momenti kur aeroplani ushtarak amerikanë shkatërron tankun rus në Siri, pasi raportohet se qindra mercenarë rusë janë duke luftuar tinëzisht në këtë vend, shkruan Daily Mail.

Aeroplani amerikan shihet duke hedhur në erë tankun rus të tipit T-72, ku raportohet se qindra luftëtarë përfshirë mercenarët rusë janë vrarë në këto sulme ajrore.

Nëse një gjë e tillë vërtetohet edhe zyrtarisht, atëherë kjo do të jetë përplasja më e madhe mes forcave amerikane dhe atyre ruse që nga koha e Luftës së Ftohtë – dhe nënkupton rritjen e tensioneve mes dy fuqive më të mëdha botërore që janë të përfshirë në luftën e Sirisë.

 

Sipas zëdhënësit të Pentagonit, tanku rus u godit afër Al Tabiyeh me qëllim që t’i pamundësohet që të gjuaj në drejtimin e kontrolluar nga forcat amerikane dhe aleatët e saj në Siri.

Ditë më parë është raportuar se 200 mercenarë rusë janë vrarë gjatë sulmeve të kryera nga SHBA-të dhe forcat kurde, raporton Bloomberg.

Javëve të fundi, raportohet se janë vrarë më shumë se 600 mercenarë rusë në Siri, shumica prej tyre kanë humbur jetën gjatë sulmeve ajrore të kryera nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të.

 

Presidenti rus Vladimir Putin është sfiduar që publikisht ta pranoj se vrasjet masive po ndodhin dhe se po qeveria e tij po i mbulon apo fsheh shumë gjëra.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov nuk ka pranuar të komentoj zhvillimet e fundit lidhur me këtë mercenarë, duke thënë se të dhënat duhet verifikuar. Kremlini zyrtar pretendon se nuk ka informata lidhur me mercenarët rusë të vrarë në Siri.

Mohimi i tyre nga Kremlini vjen pas publikimit të një ushtrie private të mercenarëve që janë fotografuar duke u takuar me Putinin gjatë një ceremonie në Kremlin.

 

 

Artikulli paraprakRivendoset flamuri gjigant në ndërtesën e Qeverisë
Artikulli vijuesHaradinaj: Mësimdhënësit e ’90-ve ishin shtylla e rezistencës