Akdağ: Marrëdhëniet Turqi-Shqipëri do të zhvillohen më shumë

Në një intervistë për Anadolu Agency (AA), ministri Recep Akdağ ka folur rreth vizitës së tij në Shqipëri, për takimet dhe bisedimet e realizuara me zyrtarët e shtetit shqiptar, çështjen e organizatës terroriste FETÖ, etj.

Me ftesë të ministrit shqiptar të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ministri turk i Shëndetësisë, Recep Akdağ, më 27-28 tetor zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqipëri. Në një intervistë për Anadolu Agency (AA), ministri Recep Akdağ ka folur rreth vizitës së tij në Shqipëri, për takimet dhe bisedimet e realizuara me zyrtarët e shtetit shqiptar, çështjen e organizatës terroriste FETÖ, etj.

Ai shprehet se prej kohësh dy vendet janë në një marrëdhënie shumë të mirë në fushën e shëndetësisë.

“Kemi realizuar takime dhe vizita të ndryshme në Tiranë, duke përfshirë këtu një spital dhe një qendër shëndetësore. Që prej kohësh jemi në një marrëdhënie shumë të mirë me Shqipërinë në fushën e shëndetësisë. Bashkë me homologun tim jemi duke punuar për të ndërtuar një sistem në fushën e shëndetësisë, konkretisht në zhvillimin e shëndetësisë së Shqipërisë dhe dërgimin e shtetasve shqiptarë të cilët kanë nevojë për kurim në Turqi. Ndërsa sot vizituam qytetin e Elbasanit i cili është një qytet që është çliruar në kohën e Fatih Sulltan Mehmet. Jemi përpara një kalaje tashmë. Na kanë mirëpritur këtu. Unë me ekipin tim e kemi ndjerë veten si në shtëpinë tonë. Normalisht që kjo nuk mund të bëhet me zor, por me një metodë e cila quhet ‘rruga nga zemra tek zemra’”, u shpreh ministri turk.

Ai shprehet se beson që marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërisë, në vitet në vazhdim do të zhvillohen edhe më tej dhe shumë më mirë. “Bashkëpunimi jonë do të jetë në arsim, tregti dhe marrëdhëniet ekonomike, turizëm si dhe veçanërisht në tema që janë të lidhura me mua si; fusha e shëndetësisë, turizmi shëndetësor, shkëmbimi i mendimeve, ndërtimi i sistemit të shëndetësisë, etj. Kaluam dy ditë shumë të mira këtu. Ekipi im erdhi këtu pak ditë më parë dhe në bazë të një pune katër ditore ata mbajtën një raport në lidhje me sistemin e shëndetësisë dhe do ti vlerësojmë këto raporte me kujdes”, shprehet për AA Akdağ.

Sipas tij, Turqia ka shumë mundësi për të ndihmuar Shqipërinë, ku thekson se përmes Agjencisë Turke për Koordinim dhe Zhvillim (TIKA) ka bërë punë shumë të mira. “Për shembull xhamia në të cilën falëm namazin e xhumasë ishte restauruar nga TIKA. Por unë nuk e shoh çështjen vetëm duke investuar nga ana e TIKA-s. Zhvillimi i sistemeve, tregtisë, rritja e konsulencës reciproke, etj, janë anët më të rëndësishme të kësaj pune. Normalisht që këtë gjë po e bëjmë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë. Përmes TIKA-s mund të ketë edhe ndihma të tjera. Për shembull ndihmën në fushën e mjekësisë unë e shikoj shumë të rëndësishme pasi janë të qëndrueshme dhe afatgjata”, ka shtuar më tej ai.

Akdağ është ndalur edhe tek çështja e organizatës terroriste FETÖ, duke theksuar se këtë çështje e kanë sjellë në vëmendje gjatë takimeve në Shqipëri. Ministri thekson se “Përmes Fondacionit Maarif të cilin sapo e kemi hapur ne mund të japim të gjithë shërbimin e nevojshëm që kjo organizatë jep në fushën e arsimit këtu. Mësova që kanë edhe investime në fushën e shëndetësisë në Shqipëri. Edhe në këtë drejtim kërkuam që të bëhet ajo që duhet. Mjafton që Shqipëria të bëjë atë që duhet në çështjen me luftën kundër organizatës FETÖ dhe të jetë pranë Turqisë.”

Ndërsa në lidhje me një pyetje për reagimin e qeverisë shqiptare për hapat ndaj organizatës terroriste FETÖ, ministri Akdağ u shpreh: “Nuk pata rastin të takohem me kryeministrin e vendit. Kemi biseduar me ministrin homolog për këtë çështje. I shpjeguam tezat tona dhe ato që kanë ndodhur në Turqi. Patjetër që Ministria e Punëve të Jashtme do të bëjë punën e saj. Në rangun e MPJ dhe në rang Kryeministrie këto çështje do të vazhdojnë të diskutohen. Unë besoj që Shqipëria përsa i përket kësaj çështjeje të tregojë reaksionin e duhur.”

Artikulli paraprakJa si e përshkruan Ramadan Ramadani shejhun Shuhajb Arnauti
Artikulli vijuesTurqia feston 93-vjetorin e Republikës