Ibrahimi: OKB-JA Nuk planifikon të dërgojë trupa paqeruajtëse në Siri

Në deklaratën që bëri pas takimit në Moskë me shefin e diplomacisë ruse Ibrahimi tha se armëpushimi në Siri kishte dështuar duke shtuar se OKB-ja nuk ka në plan të dërgojë forca paqeruajtëse në Siri.

Lajme për sulme të reja kanë ardhur sërish nga Siria, vend ku i dërguari special i OKB-së dhe Ligës Arabe, El-Ahdar El-Ibrahim e ka cilësuar si të dështuar armëpushimin e premtuar gjatë Bajramit.

Në sulmin me autobombë në Damask humbën jetën 10 vetë.

Kurse në sulmet e djeshme të reparteve të varura nga Esadi kishin gjetur vdekjen 131 persona. Një sulm u organizua sot në lagjen Zharamana të kryeqytetit sirian. Sulmi ndodhi pranë një dyqani buke dhe mësohet se mes të vdekurve ka edhe gra dhe fëmijë.

Pak minuta para se të vinte lajmi i sulmit në fjalë përfaqësuesi i përbashkët i OKB-së dhe Ligës Arabe, Ibrahimi ishte duke realizuar në Moskë një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov. Në deklaratën që bëri pas takimit Ibrahimi tha se armëpushimi në Siri kishte dështuar duke shtuar se përpjekjet për paqe në këtë vend do ti vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ibrahimi tha se për momentin OKB-ja nuk ka në dorë ndonjë plan për dërgimin e forcave paqeruajtëse në Siri.

Mësohet se Ibrahimi pas përfundimit të kontakteve në Moskë do të kalojë në Kinë, përkrahësin tjetër të regjimit të Esadit.

Kurse Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Bak ki-Mun kishte paralajmëruar se gjendja do të përkeqësohej edhe më shumë në rast të vazhdimit të divergjencave në mendime në lidhje me Sirinë./trt/kohaislame

Artikulli paraprakSpastrimi etnik ndaj myslimanëve të Burmës, si ai i myslimanëve në Bosnjë
Artikulli vijuesAktivistët sirianë duan rrëzimin e Assadit