Akil Gjakova ka arritur të kualifikohet në finale të Grand Slamit në Paris, kurse Distria Krasniqi është në garë për të bronztën.
Për të arritur në finale xhudisti kosovar mposhti katër garue të ndryshëm, transmeton Koha.net.
Trajneri i tij Driton Kuka thotë se pamarre parasysh epilogut të finales, Akil Gjakova ka shënuar suksesin më të madh të xhudos për meshkuj.
“Akili sot në Sallën Bercy para mbi 12.000 shikuesve një nga një mposhti garuesit nga Tunisi, Meksiko, Kanada e në gjysmëfinale garuesin mongol. Në finale do luftojë kundër kampionit olimpik Shavduatashvili pa marr parasysh epilogun Akili sot në zemër të Parisit vulosi për mua dhe ekipin tonë suksesin më të madh të xhudos për meshkuj. Distria lufton për medalje të bronztë kundër Japonezes Tsunoda kurse sot jashtë formës ishte Nora Gjakova e cila si duket pati rënie në formë që edhe ndodh natyrshëm”, ka shkrua Kuka.