Së paku 14 fëmijë e kanë humbur jetën në Turqinë jugore kur autobusi me të cilin udhëtonin ata gjatë një ekskursioni, ra prej një ure në një kanal.
Autobusi kthehej nga një udhëtim më 5 qershor nga zona e famshme arkeologjike, Karatepe, në afërsi të qytetit, Osmanije, kur ra në kanal, raportojnë agjencitë e lajmeve turke.
Gjashtë nga 14 viktimat raportohet të kenë qenë nxënës të shkollave të mesme.
Agjencia e lajmeve, Dogan, ka thënë se shoferi e kishte humbur kontrollin mbi autobus, ndërkaq hetimet për këtë rast tashmë kanë nisur.
24 persona të tjerë janë lënduar në këtë aksident.