Haniyeh akuzon izraelin për vrasjen e 16 ushtarëve egjiptianë

Lideri i Hamasit në Rripin e Gazës, Ismail Haniyeh, akuzoi Izraelin se e ka kryer sulmin e fundjavës në kufirin me Egjiptin, në të cilin mbetën të vrarë 16 kufitarë.

“Izraeli është përgjegjës në njërën apo tjetrën formë, me qëllim që me këtë sulm ta vë në siklet udhëheqjene e Egjpitit dhe të krijojë probleme ne kufi në përpjekje për të shkatërruar përpjekjet për dhënien fund të rrethimit të Rripit të Gazës”, ka thënë Haniyeh.

Më herët, Izraeli ka kërkuar Egjiptit që ta forcojë kontrollin mbi rajonin e Sinait pas një sulmi vdekjeprurës në kufi, që la të vrarë 15 ushtarë egjiptianë, raporton Rel.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Ehud Barak, tha se sulmi, gjatë të cilit sulmuesit kaluan në Izrael me një automjet të blinduar të konfiskuar nga kufitarët egjiptianë, duhet të shërbejë si një “thirrje zgjimi” për Kajron.

Forcat izrealite thanë se i kanë vrarë tetë sulmuesit. Shteti hebraik është ankuar vazhdimisht për sigurinë e dobët në Sinai pas rrëzimit të presidentit të Egjipiti, Hosni Mubarak në vitin e kaluar. Ndwrsa presidenti i ri egjiptian, Muhamed Morsi, është zotuar se do të rivendosë ”kontroll të plotë” në Sinai. /Telegrafi/kohaislame

Artikulli paraprakTELEFONI MË I HOLLË NË BOTË
Artikulli vijuesSHBA: Largimi i kryeministrit sirian, shenjë e shkatërrimit