Aksion i policisë: Arrestohen gjashtë fajdexhinj

Nga aksioni i policisë së Kosovës i udhëhequr nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë gjatë mëngjesit të sotëm janë arrestuar gjashtë persona të cilët po dyshohen për fajde. Ky aksion ka nisur në orët e hershme të mëngjesit dhe është zhvilluar në disa lokacione të Prishtinës.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, ka konfirmuar aksionin por ka thënë se për informata të tjera do të njoftoheni gjatë ditës së sotme, raportojnë mediat.

Ky është aksioni i dytë brenda pak muajve pas arrestimit të fajdexhinjve në rajonin e Mitrovicës.

Artikulli paraprakLunacek: S’ka dëshmi për krime të UÇK-së si tërësi
Artikulli vijues10 të vdekur në Maqedoni