Aksion policor në Gostivar, policia arrestoi disa persona

Në Gostivar brenda ditës së mërkurë janë kryer një serë arestimesh. Zyrtatisht nuk jepen informata, por mësohet se arestimet ndërlidhen me persona që më herët kanë kryer vepra të ndryshme penale,njofton televizioni lokal, TV2.
 
“Potencojmë që arestimet nuk ndërlidhen me ndodhitë e fundit në Maqedoni, por me persona që më herët janë dënuar me burgim për vepra të ndryshme penale dhe po dërgohen për vuajtje dënimi. ” shkruan po i njëjti burim.
 
Sipas tyre, fjala është për raste të veçanta. Mësohet për të paktën tre persona të arestuar. Në mesin e të arestuarve është edhe një çift bashkëshortor. Informacioni për arestimet në Gostivar ende nuk konfirmohet nga ana e policisë.
Artikulli paraprak1 maji, kujtim i tmerrshëm për familjarët e rastit ‘Monstra’!
Artikulli vijuesMyftiu i Shkupit, Ibrahim Shabani, shkarkohet nga detyra