Akuzat ndaj kishës për abuzimet

0
149

Vatikani, për herë të parë po përballet publikisht me akuzat për përdofilinë, në një seancë dëgjimore në Gjenevë të Zvicrës.

Kishës Katolike iu drejtua pyetja: Përsë vazhdon ta cilësojë abuzimin si “fyerje ndaj moralit” dhe jo si “krim kundër fëmijëve”?

Anëtarët të Komisionit të OKB-së për të Drejtat e Femijeve (CRC) ngritën pikepyetjen për praktikën e Kishës, për të lëvizur priftërinjtë e dyshuar për abuzime dhe deklaratat per faljen e tyre.

“A beson Selia e Shenjte se pedofilia ishte diçka që mund të tejkalohej pa problem”?.

Arqipeshkvi Silvano Tomazi tha se të tilla krime “kurrë nuk mund të justifikohen” dhe se “asnjë femijë nuk duhet të dhunohet”.

Më herët, Vatikani hodhi poshtë kërkesën e Komisionit te OKB-se për të Drejtat e Fëmijëve, për të dorëzuar të dhënat mbi abuzimet dhe u fajësua se nuk iu përgjigj siç duhet akuzave për abuzim.

Viktimat e abuzimeve shprehën shpresën se seanca dëgjimore, e cila u shfaq drejtëpërdrejte ne televizion do ta detyrojë kishën, t’i japë fund “ruajtjes së sekretit”.

Papa Françesku deklaroi muajin e kaluar se do të ngrihet një komision për të luftuar abuzimin e fëmijëve në kishë.

Selia e Shenjte është një prej firmëtareve të Konventës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijeve, një instrument detyrues, i cili i kërkon të mbroje më të dobëtit e shoqërisë.

Vatikani e ratififikoi konventen në vitin 1990 por pas implementimit të saj, në vitin 1994 nuk paraqiti asnjë raport-progresi deri me 2012, pas akuzave të abuzimeve të fëmijëve në Europë dhe me gjerë. /tch/kohaislame