PD: Jemi kundër zgjedhjeve, pa përfunduar reforma zgjedhore

Partia e Drejtësisë konsideron që zgjedhjet e ardhshme parlamentare nuk duhet të mbahen pa përfunduar reforma zgjedhore, e sidomos pa u përmirësuar procesi i administrimit zgjedhor.

PD-ja kërkon që në procesin e reformimit të ligjit zgjedhor dhe kushtetutës të vendit, të mos përjashtohen subjektet tjera e sidomos ato parlamentare, siç ka ndodhur në takimin e para pak ditësh, ku krerët e tri partive politike, PDK, LDK, AAK, u takuan me ambasadorin gjerman për të diskutuar për këtë çështje.
Gjithashtu, PD vlerëson se vetëm një bashkëpunim i mirëfilltë i të gjitha subjekteve politike, mund të reflektojë pozitivisht në procesin e reformës zgjedhore, e cila do t’i paraprinte një procesi të rregullt zgjedhor në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që priten të mbahen këtë vit./Ind/kohaislame

Artikulli paraprakDonika Gërvalla inkriminon Qeverinë aktuale dhe Haradinajn
Artikulli vijuesAkuzat ndaj kishës për abuzimet