“Allahu i marroftë ata që e kanë pranu statusin e nuk janë veteranë lufte” (VIDEO)

Ish-luftëtarët e UÇK-së nga Rahoveci, kanë protestuar sot duke shprehur pakënaqësitë e tyre pas publikimit të listave për veteranët e luftës.
 
“Allahu i marroftë ata që e kanë pranu statusin e nuk janë veteran lufte. Unë nuk e pranoj statusin pa këta shokë”, ka thënë veterani Skënder Thaçi.
 
Një veteran tjetër ka shtuar: “E kam pru një kamion armatim, e sot nuk më njihet statusi”.
 
Përveç kësaj pakënaqësie, ata kërkojnë edhe ndryshimin e Ligjit për Veteranët.
 
“Jemi kundër Ligjit që e ka përcaktuar statusin e veteranëve”, thotë komandanti i Brigadës 124 të Zonës së Pashtrikut, i cili ka lexuar edhe një listë me emra, në të cilën janë përfshirë individë që vetë rahovecianët nuk kishin dëgjuar për ta e të kenë marrë pjesë në luftë.
 
Përkrahje këtu po premton edhe kryetari i Shoqatës së Veteranëve në Rahovec, Vajedin Berisha, ndaj të cilit kanë mllef këta luftëtarë.
 
“Jam me juve”, tha ai.
 
Ndërsa, ka të tillë që dëshirojnë të refuzojnë statusin e veteranit, me arsyetimin se aty ka të tillë “që denbabaden me shkaun kanë punu”!
 
Në fund u kërkua që të propozohen nga dy përfaqësues të batalioneve, të cilët do të krijonin komisionin për ta kundërshtuar ligjin. /Klan Kosova/

“>

Artikulli paraprakTregtia me pakicë, supermarketet e mëdha të zhytura në borxhe
Artikulli vijuesSot Dita Botërore e të Drejtave të Konsumatorit