Ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu ka qenë sot në Librazhd ku ka vizituar Xhaminë e Dragostunje në këtë qytet. Lu pasi zhvilloi edhe disa takime me banorë të zonës, ka shkuar edhe në shtëpinë e Myftiut të Tiranës Ylli Gurra. I ulur këmbëkryq, Lu ka shijuar ambientet e ngrohte të një familje tradicionale myslimane shqiptare, duke shijuar edhe një kafe turke.
Deputeti socialist Taulant Balla ka publikuar disa foto në rrjetin e tij social Facebook, të shoqëruara me një koment.
“Sot ne Librazhd pritem nje mik te cmuar te Shqiperise Ambasadorin e SHBA zotin Donald Lu. Zoti Lu vizitoi Xhamine e Dragostunjes dhe me pas nje vizite ne familjen e nderuar te myftiut te Tiranes zotit Ylli Gurra”, shkruan Balla.