Android më i madh, por Apple bën më shumë para

Para disa ditëve u tha se Google Android është shumë përpara rivalit kryesor Apple iOS sa i përket sasisë së telefonave të shitur për vitin 2014, mirëpo ajo që një raport i ri thotë është se Apple bën shumë më shumë para sesa prodhuesit në Android.
Sipas një raporti të ri nga Strategy Analytics thuhet se në tremujorin e fundit të vitit 2014, Apple kishte 88.7 për qind të profitit operativ në nivel global, ndërsa Android merr pjesë me vetëm 11.3 për qind.
 
Profiti global operativ u rrit me 31 për qind në vit, ose nga në 16.2 miliardë sa ishte në Q4 2013 në 21.2 miliardë në Q4 2014. Shitësit që telefonat e tyre i kanë të bazuar në Android marrin pjesë me 11 për qind, nga 29 për qind sa kishin një vit më parë.
 
Në të kundërtën, Apple iOS ka ka kapur një pjesë të madhe me rekord të lartë fitimi që shkon në 89 për qind, nga 71 për qind sa ishte në Q4 2013.
 
Apple duket që në mënyrë të konsiderueshme bën më shumë fitim me telefonat e saj të mençur se sa prodhuesit e tjerë, duke marrë parasysh sasinë e llojeve të ndryshme të telefonave të shitur në sistemin operativ Android vitin e kaluar. (Telegrafi)
Artikulli paraprakGoogle Nexus i ri do të prodhohet nga Xiaomi?
Artikulli vijuesZEJE