Që prej marrjes së çmimin Nobel në Letërsi, këngëtari Bob Dylan as u është përgjigjur thirrjeve telefonike të akademisë suedeze, as ka reaguar në publik.
Madje, më 13 tetor, ditën e shpalljes së fituesit të çmimit Nobel në Letërsi, Bob Dylan ka dhënë një koncert në Las Vegas, por nuk ka bërë asnjë koment për çmimin e marrë.
Një anëtar i akademisë që e jep çmimin nuk është përmbajtur në kritikat ndaj Dylan-it për heshtjen e tij të plotë.
“Eshtë i pasjellshëm dhe arrogant,” ka qenë komenti i autorit suedez Per Wastberg, përcjellë në televizionin publik suedez STV.
Ndërkohë që fituesit e çmimit Nobel thirren çdo 10 dhjetor në Stokholm për t’i marrë çmimet, ende akademia e Nobelit nuk e di nëse Bob Dylan do të jetë i pranishëm.
“Kjo është një situatë e paprecedent,” do të shtonte Per Wastberg.
Bob Dylan-it iu dha çmimi Nobel në Letërsi gati dhjetë ditë më parë për krijimin e shprehive të reja poetike në traditën e muzikës amerikane. /tesheshi.com/