Apple me iPod nano e ka kopjuar Nokia-n?

Deri më tani kemi mundur të shohim se si kjo apo ajo kompani kopjonte dizajnet e Apple dhe për shkak të kësaj akuzoheshin sepse Apple në ndërkohë patentonte format gjeometrike, radiusët dhe orarin e segmenteve individuale të përmbajtjes në ekran.

Pas gjithë kësaj zhurme dhe vendimit më të ri me të cilin Samsung duhet ti paguajë një miliardë dollarë dëmshpërblim, Apple prezantoi prodhimit e ri – iPod nano i cili, çuditërisht, ngjan tej mase në modelet e Nokia-s N9 dhe Lumia 800, por edhe Lumia 900 e 920.

Edhe pse iPod nano me dimensione është më i vogël se këto pajisje dhe përmban detaje të ndryshuara, duket qartë inspirimi i përgjithshëm në dizajnin e Nokia-s.

Ironike, Apple gjatë procesit gjyqësor kundër Samsung-it prezantoi pikërisht këtë seri të pajisjeve Nokia si shembull i mos-kopjimit të prodhimeve të Apple. (PCWorld Albanian)/kohaislame

Artikulli paraprakReagojnë aktorët e filmit antiislam
Artikulli vijuesDisa dobi të kikirikut