Sony prezanton Xperia Ion

Sony Xperia Ion ishte paralajmëruar që nga muaji janar i këtij viti, mirëpo sot i njëjti është prezantuar edhe zyrtarisht nga operatori mobil amerikan, AT&T, i cili ka thënë se do ta ketë këtë telefon në dispozicion për shitje që nga 24 qershori.

Modeli më i ri i telefonit nga Sony, Xperia Ion do të jetë në dispozicion për shitje për një kosto prej 99.99 dollarësh, pas një kontrate 24 mujore me oepratorin, ndërsa kjo pajisje mbështetet nga Android 2.3.7 Gingerbread, dhe së shpejti do ta ketë edhe Android 4.0. 

Sony Xperia Ion mbështet edhe nga procesori dual core me 1.5GHz, 16GB memorie të brendshme, si dhe kamera me 12 mega-piksel, e cila mund të incizojë në HD, ndërsa ka edhe sensorin Exmor R.

Karakteristikat tjera të këtij modeli përfshijnë edhe ekranin e ndjeshëm në prekje me 4.6 inç, 1280 x 720 pikselë, plus LTE, NFC, HD me DLNA, HDMI dhe Bravia Sync. / Telegrafi / kohaislame /

Artikulli paraprakObama bisedon me mbretin saudit
Artikulli vijuesAcer prezanton Aspire S5