Arbër Zeneli tregon arsyen pse e braktisi Suedinë për Kosovën

04-11-2018: Voetbal: SC Heerenveen v FC Emmen: Heerenveen Eredivisie seizoen 2018-2019 Arber Zeneli of SC Heerenveen viert zijn doelpunt

Arbër Zeneli ka ndërruar ambient në afatin kalimtar të janarit duke zgjedhur të vazhdojë karrierën në Francë.

Një prej futbollistëve më të mirë të skuadrës holandeze të Heerenvenit, ka kaluar në radhët e ekipit të Reimsit.

Anësori sulmues i krahut të djathtë të Kosovës, Zeneli ka folur për herë të parë si lojtar i ekipit të Ligue 1.

Ai ka pohuar se e kishte të vështirë ta braktiste kombëtaren suedeze, por që në fund ka zgjedhur vendlindjen e prindërve.

“Po, ishte vështirë për mua pasi isha pjesë e ekipit që fitoi Evropianin U-21 dhe më pas kam ndier që ata duan të më japin një rast, por në fakt nuk e kanë bërë asnjëherë. Kjo është njëra prej arsyeve pse zgjodha Kosovën, por nuk është arsyeja e vetme”.

“Po ashtu kam zgjedhur me zemër, pasi prindërit e mi janë nga Kosova. Ndonëse nuk kam lindur atje, unë kam gjak shqiptar. Jam shumë i lidhur me rrënjët e mia. Dukej të jetë vendim i drejtë dhe unë jam krenar të jem pjesë e këtij ekipi”, ka thënë Zeneli për ueb-faqen e klubit.

Theksojmë se Reims është në pozitën e nëntë të renditjes tabelore të ligës elitare franceze gjersa Zeneli ishte një ndër asistuesit më të mirë në Holandë. /Telegrafi/

 

Artikulli paraprakKurti, Thaçit: Nëse nuk ndalesh, të presin protesta masive
Artikulli vijuesPDK-ja del kundër ish-shefit dhe kryeministrit