Arrestohen ata që vodhën në xhami

Dy të mitur nga Komuna e Suharekës janë arrestuar nga policia e Prizrenit me arsyetimin e bazuar se të njëjtit gjatë orëve të natës të datës 02-03 prill 2012 kanë depertuar me forcë në brendësi të xhamisë së “Hamdi Begut” në rrugën “Remzi Ademi” dhe nga aty kanë vjedhur para në vlerë rreth 350 euro.

Ndërkaq një natë më vonë kanë hyrë me forcë në xhaminë e Kurrillës në e cilën kanë vjedhur një kompjuter Lap-Top dhe rreth 60 euro para.
“Pas intervistës së të miturve në prezencë të avokatit mbrojtës, është bërë e ditur se kompjuteri është shitur në Suharekë ndërsa paratë i kanë shpenzuar. Me sugjerimin e prokurorit, të dyshuarit janë liruar ndërsa rasti do të procedohet me procedurë të rregullt”, raporton policia. /ndx/kohaislame

Artikulli paraprakSiri:Të paktën 27 të vdekur nga një sulm me autobombë
Artikulli vijuesSekti kristian që u ndalon shkollën fëmijëve