Policia amerikane arrestoi një burrë në Richmond të Kalifornisë, pasi raportohet se ai kishte ndërtuar një mjet shpërthyes në shtëpinë e tij, me qëllim që të dëmtonte myslimanët.
Sipas raporteve të medias lokale, të cilat cituan një deklaratë të policisë, zyrtarët e sigurisë pranuar një informatë lidhur me “një njeri i cili kishte thënë se dëshironte të dëmtoj anëtarët e komunitetit lokal musliman.”
Sipas mediave vendase, policia ka evakuuar banorët e lagjes.
I dyshuari është identifikuar nga policia si 55-vjeçari William Celli. Ai është një mbështetës i kandidatit republikan për president, Donald Trump.
Javën e kaluar, një raport i New York Times zbuloi se incidentet anti-muslimane në SHBA janë trefishuar pas sulmeve vdekjeprurëse në Paris dhe San Bernardino.