Arrestohet për krim deputeti rumun

Policia e Bukureshtit ka arrestuar të mërkurën një deputet, i cili është akuzuar për lidhje me krimin e organizuar.

Fletarresti i tij u konfirmua nga Gjykata e Lartë. Deputeti Mihail Boldea u burgos në Galati, qyteti që ai përfaqësonte si ligjvënës në Parlamentin e Rumanisë që nga viti 2008.
Boldea kishte mbërritur në Rumani të martën, pas një udhëtimi dhjetëditësh në Afrikë, duke deklaruar se donte të mbrohej nga akuzat kundër tij. Prokurori i ngarkuar me këtë çështje ka deklaruar se deputeti akuzohet se ka formuar një grup kriminal dhe abuziv të organizuar dhe kjo akuzë hyn në ato të rënda. /koha/kohaislame

Artikulli paraprakIran: Bisedimet atomike vazhdojnë më 13 prill
Artikulli vijuesKosova ankohet për arrestimet