Autobusat lëshohen në qarkullim pas një jave

Kryeshefi i “Trafikut Urban”, Halil Mustafa,ka thënë se autobusat e rinj do të fillojnë punën më së largu me 20 shkurt.

Ai ka kërkuar falje qytetarëve për vonesat në qarkullim të autobusëve të rinj. Ndërsa shton se ato kanë ndodhur për shkak të procedurave administrative dhe pritjes deri në ardhjen e kontingjentit të dytë, raporton KTV.

Gjithashtu ai tregon se tjetër shkak është edhe trajnimet që janë duke i kryer punëtorët, për përdorimin e autobusëve të rinj.

30 autobusët e rinj do të fillojnë punën në linjat 1 dhe 4. Ndërsa pas ardhjes së kontingjentit të tretë prej 21 autobusësh, do të mbulohen edhe linjat 2 dhe 3

Ndryshe, Komuna e Prishtinës dhe Trafiku Urban, javë më parë, kanë filluar hartimin e planit të mobilitetit, me të cilin synohet të rregullohet transporti publik në kryeqytet.

Ndërsa, në shtator, pritet të fillohet me linjat e reja të dizajnuara me këtë plan.

Artikulli paraprakGjermani: Sot zgjedhet presidenti i ri, Steinmeier favorit
Artikulli vijuesNuk është e tmerrshme të gabosh