Avdullah Hoti është shprehur i bindur se Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës është më i bashkuari në skenën politike të Kosovës.
Shefi i këtij Grupi Parlamentar thotë se deputetët e LDK-së përfaqësojnë partinë më të madhe në Kosovë.Duke reaguar ndaj raportimeve të mediave se është përçarë Grupi Parlamentar i LDK-së, Hoti ka kundërshtuar këto pohime.
Sipas Hotit, LDK shpejt do të marrë përgjegjësi për udhëheqjen e vendit.“Grupi Parlamentar i LDK-së përfaqëson partinë me përkrahjen më të madhe në Kosovë dhe është plotësisht unik.
Kaq. Tash kur shpejt marrim përgjegjësi në udhëheqjen e vendit sigurisht se porositen shkrime”, ka shkruar Hoti në Facebook.Megjithatë, në të kaluarën, partia që udhëhiqet nga Isa Mustafa disa herë është përballur me mosunitet brenda grupit parlamentar.