Vajzë 25-vjeçare ka denoncuar të atin për incest në komisariatin e policisë së Tropojës.
Kallëzimi është kryer pas një konflikti në familje dhe është arrestuar 50-vjeçari.
G.A, 25 vjeç ka denoncuar të atin pasi vite më parë ai kishte kryer marrëdhënie seksuale me të dhe të njëjtën gjë po tentonte të bënte tani me të motrën 13-vjeçare.
Denoncimi është bërë dy ditë më parë dhe familja ishte banore në një fshat të Tropojës.
Pasi babai monstër kishte abuzuar për vite me radhë me vajzën e madhe tani po bënte të njëjtën gjë me vajzën e vogël.
Ai kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 13-vjeçare por motra e madhe dhe nëna e vajzës e kishin ndaluar dhe më pas kishin kryer denoncimin.
I akuzuari hodhi poshtë akuzat duke thënë se ato po tentojnë t’a largojnë nga shtëpia.