Bajram Rexhepi: ShIK-u ka uzurpuar PDK-në dhe institucionet e Kosovës

ShIK-u ka uzurpuar jo vetëm PDK-në, por edhe institucionet e Kosovës, ka thënë njëri nga ish-themeluesit e PDK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, raporton KTV.
 
Në një intervistë të gjatë për Rubikon, Rexhepi ka shpërthyer me akuza ndaj Kadri Veselit dhe të gjithë anëtarëve të tjerë të SHIK-ut që, sipas tij, e kanë kapur shtetin.
 
I bindur dhe i sigurt në atë që po deklaron, Bajram Rexhepi ka thënë se e keqja e madhe partisë së tij i ka ndodhur në momentin kur Veseli është bërë zëvendëskryetar i PDK-së,ndonëse, sipas tij, Veseli edhe më parë ka pasur ndikim në parti.
 
“Rexhepi në Rubikon ka folur edhe për trazirat e marsit 2004 gjatë kohës sa ai ishte kryeministër, ku ka deklaruar se në mesin e protestuesve ka pasur grupe të islamit ekstrem, që kanë nxitur trazira, duke gjuajtur madje edhe me kallashnikov”./koha.net./kohaislame
Artikulli paraprakHapet gara për telefoninë e tretë mobile në Kosovë
Artikulli vijuesJankullovska-Stavreski: Do të merr goditje me çekiç, kujt i tregon forcën