Ban Kin Mun: Sulmi ndaj besimit të dikujt, nuk është liri mendimi

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun ka reaguar ndaj filmit që ofendon fenë islame dhe është shprehur me fjalët: “Sulmi ndaj besimit të dikujt, nuk është liri mendimi”.

Ban Ki Mun doli përpara mediave, përpara punimeve të Asamblesë së 67-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe duke rikujtuar krizën e karikaturës, dy vjet më parë tha se OKB-ja ekziston për të siguruar të drejtat e njeriut dhe liritë e tyre dhe reagoi ndaj atyre që qëndrojnë të heshtur përpara një filmi të tillë.
Ai u shpreh se në Kombet e Bashkuara ka 193 vende anëtare dhe shtoi: “Të gjithë liderët e botës duhet të reagojnë dhe të tregojnë se janë të bashkuara ndaj një padrejtësie, mungesës së respektit dhe tolerancës”.
Kreu i OKB-së tha gjithashtu se nëse shoqëria ndërkombëtare do të veprojë e bashkuar, ata që kanë qëllime të fshehura, asnjëherë nuk do të mund të arrijnë objektivat e tyre.
(trt)/kohaislame

Artikulli paraprakÇdo cicërimë e shkruar ndonjëherë, tani në dispozicion për kërkime dhe analiza
Artikulli vijuesAksident fatal në Gjakovë, humbë jetën 60-vjeçari