Kafeina, në sasi të vogla ndikon në mënyrë stimuluese, por nëse konsumohet në sasi të mëdha, efekti i saj është më shumë i dëmshëm sesa i dobishëm.
Shumicën prej nesh e tërheq filxhani i kafesë ose gota e coca-cola-s, nëse dëshirojmë ta shkrijmë sa më shpejt energjinë. Ju duhet të nisni të shqetësoheni vetëm kur sasia që keni në gotë e kalon 550 mg e kafeinës, përndryshe një filxhan, ose një gotë kafeje, ka vetëm efektin hidratues të po së njëjtës sasi uji.
Një kafe e fortë dhe mbi dozë do t‘ju dëmtojë, veç të tjerash edhe stomakun dhe do të rrisë presionin e gjakut në tru e si pasojë do të ketë ndikime jo të këndshme dhe në zemër. Përzierja që zakonisht bëhet për të qetësuar dhimbjet e kokës, mes kafes së zezë dhe paracetamolit është shumë toksike me ndikim negativ veçanërisht te mëlçia.
Nëse jeni ndër ata që janë mësuar ta pinë vazhdimisht dhe po ta ndaloni një përvojë të tillë, atëherë do të përballeni me simptoma të ndryshme, si për shembull me dhimbje koke, apo përgjumje. Nëse teprohet, kafja mund të sjell edhe sindroma të tilla si ankthi, paniku etj.
Shtimi i kafeinës në organizëm shkakton përkeqësimin akoma më të madh të lodhjes. Prandaj, kafeina duhet eliminuar sa më shumë që të mundeni. Kjo nuk do të thotë se do ta zvogëloni vetëm sasinë e kafesë; çokollata, çaji, soda, madje edhe disa ilaçe përmbajnë kafeinë, që mund ta shkaktojnë lodhjen. /Telegrafi/kohaislame
You Might also Like
A mund ta shijojmë pa frikë orizin?
Personat të cilët rregullisht konsumojnë oriz zakonisht hanë më shumë perime, fruta, bishtajore, dhe janë…
By
2 Min Read
Vetitë shëruese të farës së zezë
Fara e zezë - Nigella Sativa është një bimë, lëngu i së cilës mjekon çrregullimet…
By
2 Min Read
Insektet ushqim i zgjedhur apo provë guximi?
Popullsia e globit rritet me ritme të shpejta. Me insekte të ushqyeshme mund të mbulohet…
By
7 Min Read
Rëndësia e hurmave për shëndetin e njeriut
Hurmat përmbajnë sheqer, yndyrë dhe proteina, poashtu edhe vitamina të rëndësishme. Hurmat janë shumë të…
By
6 Min Read
Edukata e ngrënies dhe pirjes
Nëse dëshiron të jetosh me një trup të shëndetshëm larg sëmundjeve, atëherë mos fut në…
By
3 Min Read
Nëntë arsye pse vrapimi duhet të jetë rutinë
Vrapimi është shumë i rëndësishëm për shëndetin e njeriut. Nëse një person vrapon çdo ditë,…
By
1 Min Read
