BE-ja nuk arriti të rivendos refugjatët në vendet anëtare

Bashkimi Evropian (BE) ka mbetur shumë prapa nga objektivi për rivendosjen e refugjatëve që ndodhen në Itali dhe Greqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Komisioni Evropian (KE) ka publikuar raportin e pestë për rivendosjen e refugjatëve në vendet anëtare.

Në raport thuhet se që nga 11 korriku në vendet tjera anëtare të Unionit janë vendosur 843 refugjatë nga Italia, dhe 2 mijë e 213 refugjatë nga Greqia ndërsa vendeve anëtare u është bërë thirrje që të përshpejtojnë përpjekjet e tyre për rivendosjen.

Vendet e BE-së më parë patën vendosur që deri më shtator 2017 të strehonin 160 mijë refugjatë nga Italia dhe Greqia.

Ndërsa në kuadër të një plani tjetër për rivendosjen i cili u njoftua në korrik të 2015 ishte planifikuar që BE-ja të vendoste drejtëpërdrejtë në vendet e BE-së 22 mijë e 504 refugjatë. Në kuadër të kësaj drejt vendeve të BE-së u dërguan nga Turqia, Libani dhe Jordania vetëm 8 mijë e 268 refugjatë.

– Nga Turqia u dërguan 802 refugjatë

Gjithashtu në kuadër të marrëveshjes së arritur më 18 mars mes Turqisë dhe BE-së që nga 4 prilli e deri më tani në kuadër të “planit 1 me 1″ u njoftua se nga Turqia janë vendosur në vendet e BE-së 802 refugjatë sirianë.

Vendet që kanë pranuar refugjatë janë Gjermania, Finlanda, Lituania, Holanda, Suedia, Italia, Luksemburgu, Portugalia, Polonia dhe Spanja. BE-ja pati premtuar se këtë vit do të merrte 72 mijë refugjatë sirianë nga Turqia.

Sipas këtij raporti marrëveshja Turqi-BE ka patur ndikim në rënien në masë të madhe të numrit të refugjatëve që vijnë në Greqi.

“Nga datat 11 qeshor – 14 korrik në Greqi kanë mbërritur 1 mijë e 694 refugjatë, ndërsa në Itali në periudhën e njëjtë kanë mbërritur 24 mijë e 977 refugjatë”, thuhet në raportin e KE-së.

 

Artikulli paraprakTërmet në Shkup
Artikulli vijuesArrestohen në Izmir të Turqisë 11 pjesëtarë të dyshuar të PKK-së