BE-ja tregohet “koprrace” ndaj kërkesave të Turqisë

Ndër të tjera theksohet se Ankaraja këmbëngul në hapjen e kapitujve të rinj për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit

 

BRUKSEL (AA) – Përderisa Bashkimi Evropian (BE) dhe Turqia përgatiten për t’u takuar edhe njëherë për të diskutuar mbi krizën e refugjatëve, Brukseli planifikon që ti propozojë Ankarasë më pak se atë çka ajo ka kërkuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Ditën e nesërme do të diskutohen propozimet që Turqia ka paraqitur më 7 mars dhe të cilat do të sjellin zgjidhje rrënjësore për krizën e refugjatëve të cilat do ta forcojnë bashkëpunimin mes BE-së dhe Turqisë. Sipas projekt-deklaratës së përbashkët që do të dalë në fund të Samitit, BE-ja tregohet “koprrace” në përmbushjen e kërkesave të Turqisë.

 – Migrantët e rinj të parregullt do të dërgohen në Turqi –

Në pikat e projekt-marrëveshjes radhiten hapat që do të hidhen për përpjekjet me krizën e refugjatëve, ku sipas tekstit të gjithë migrantët e rinj të parregullt që kalojnë nga Turqia në ishujt grekë do të dërgohen në Turqi, ku ky zbatim do të jetë “një masë e përkohshme dhe e jashtëzakonmshme e nevojshme për ti dhënë fund problemeve njerëzore dhe për të ruajtur rendin publik”. Ndërsa refugjatët aktualë në ishujt grekë do të tranferohen në kampet në territoret tokësore kryesore.

 – BE-ja këtë vit do të marrë jo më shumë se 72 mijë refugjatë –

Propozimi i Turqisë që “Për çdo sirian që kthehet në Turqi nga ishhujt e Greqisë, të merret dhe të strehohet në vendet e BE-së një tjetër refugjat sirian që do të merret nga Turqia” do të zbatohet plotësisht por numri i refugjatëve që do të strehohen në BE nga Turqia për këtë vit nuk është më tepër se 72 mijë. Për ri-sistemimet e reja do të kenë përparësi personat që nuk kanë hyrë dhe nuk kanë tentuar të kalojnë ilegalisht në BE.

 – Kushti i prillit tek vizat –

Sipas draftit do të përshpejtohet liberalizimi i vizave me qëllim që në fund të qershorit të hiqen vizat për qytetarët turqë. Për këtë Turqia do të zbatojë të gjitha kriteret që vijojnë. Nëse arrihet ky konluzion Komisioni i BE-së në fund të prillit do të njoftojë vendimin për rekomandimin e heqjes së vizave. Ndërsa vendimin përfundimtar për këtë çështje do ta japë Këshilli Evropian dhe Parlamenti Evropian.

 – 3 miliardë euro shtesë –

Gjithashtu pranohet edhe kërkesa e Turqisë për përshpejtimin e shpenzimeve të fondit të BE-së me 3 miliardë euro të cilat do të përdoren në përmirësimin e kushteve të refugjatëve sirianë. Por nuk jepet ndonjë premtim i përcaktuar për 3 miliardë euro shtesë. Në lidhje me këtë çështje thuhet se “Pasi ky fond të përdoret tërësisht, për të arritur përfundimin e dëshiruar BE-ja duhet të jetë e gatshme që deri në fund të vitit 2018 të japë vendimin për një fond shtesë prej 3 miliardë eurosh”.

Ndër të tjera theksohet se Ankaraja këmbëngul në hapjen e kapitujve të rinj për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit. Turqia kërkon kryesisht hapjen e kapitujve të energjisë (kapitulli 15), gjyqësorit dhe të drejtat themelore (kapitulli 23), drejtësisë, lirisë dhe sigurisë (Kapitulli 24), arsimi dhe kultura (Kapitulli 26), dhe të politikave të jashtme,sigurisë dhe mbrojtjes (Kapitulli 31).

Por për shkak të vetos së Qipros Jugore nuk jepet premtimi për hapjen e kapitullit të ri.

 – Zona të sigurta në Siri –

Po ashtu pranohet plotësisht propozimi i Turqisë i cili parashikon ndihmën e sirianëve në zonat e sigurta që do të krijohen brenda Sirisë. Në lidhje me këtë çështje thuhet se “BE-ja dhe shtetet anëtare do të punojnë me Turqinë dhe në çdo përpjekje të përbashkët për përmirësimin e kushteve njerëzore brenda Sirisë që do të lejojnë popullatën lokale dhe refugjatët të jetojnë në territore më të sigurta”.

 – Do të kërkohet miratimi i Ankarasë –

Për arsye se teksti që do të publikohet do të jetë “njoftim” dhe jo “deklaratë” ai vjen edhe në kuptimin se nuk është detyrues.

Liderët në takimin e sotshëm do të përpiqen të dakordohen mbi këtë draft. Ndërsa në tekstin që do të dalë në këtë takim në Samitin Turqi-BE ku ditën e nesërme do të marrë pjesë kryeministri turk Ahmet Davutoglu do të kërkohet miratimi i Ankarasë.

Artikulli paraprakErdogan: Me lejen e Allahut askush nuk do të mund të na pengojë të shkruajmë një sukses të madh për vendin dhe popullin
Artikulli vijuesDavutoglu vendosi karafilë në vendin ku ndodhi sulmi terrorist