Berisha: Kalova në PDK pa asnjë kusht

Ish-kryetari i AAK-së në Klinë, Enver Berisha ka thënë se lirimi nga funksionet partiake dhe mënyra si është trajtuar kohën e fundit nga AAK-ja janë arsyet që e kanë shtyrë ta braktisë këtë parti.

Ai ka treguar për ‘Epokën e re’, se largimit të tij i kanë kontribuar edhe rrethanat e krijuara kohët e fundit si dhe pamundësia që Aleanca të jetë një parti pretendente për të parin e komunës së Klinës.
Berisha ka thënë se i është bashkuar PDK-së pa kushte dhe është i gatshëm të jetë pjesë e strukturave udhëheqëse të saj.

Ai ka treguar se nga Dega e Aleancës në Klinë janë larguar 60 aktivistë të strukturave udhëheqëse nga gjithandej 50 nëndegë.kohaislame
Artikulli paraprakKryeministri dhe ministra së shpejti do të përballet me ligjin
Artikulli vijuesBehgjet Haliti ia mësyn Trustit