BERZH pritet të financojë infrastrukturën hekurudhore të Kosovës

Banka Ekonomike për Rindërtim dhe Zhvillim pritet që të financojë projekte të reja rrugore dhe hekurudhore në Kosovë, e po ashtu edhe riparimin e rrugëve e linjave të vjetra hekurudhore.

Kjo është diskutuar në mes përfaqësuesve të BERZH për Europë dhe Lindje të Mesme dhe Ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Hymete Bjramit, në konferencën e BERZH-it që po mbahet në Londër, thuhet në njoftimin për media të Ministrisë së Tregtisë.

Bashkë me Ministren Bajrami, në Londër po qëndron Ministri i Financave, Avdullah Hoti dhe sipas zyrës për media të MTI-së, delegacioni nga Kosova ka diskutuar me BERZH-in, edhe për mundësitë që kjo bankë ta përkrahë Fondin Kosovar për Garantimin e Kredive si dhe ofrimin e mbështetjes për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Kosovë.

Artikulli paraprakDita e parë e seancës që vendos për fatin e të akuzuarve në “Grupin e Drenicës”
Artikulli vijues“Escobari i Ballkanit” është hetuar nga amerikanët