Binali Yildirim zyrtarisht kryetar i përgjithshëm i Partisë AK

Binali Yildirim që u tregua kandidati i vetëm për kryetar të Partisë AK në Kongresin e 2-të të jashtëzakonshëm me votat e 1 282 delegatëve, në fjalimin e tij tha: “Ndërrimi i stafetës është vetëm dhe vetëm një mjet për të mbajtur hapur derën e shërbimeve të reja ndaj popullit.
Recep Tayyip Erdogan është një njeri i kauzës, njeri i popullit, një mbrojtës i pamposhtur i Turqisë së madhe. Gjithmonë me kokën lart dhe me krenari jemi shprehur “unë jam bashkudhëtar, shok i fatit, mik shpirtëror i Recep Tayyip Erdogan”.
Edhe pas kësaj do të vazhdojmë të themi po të njëjtën gjë. I nderuar president të japim fjalën se dashuria jote është dashuria jonë, kauza jote është kauza jonë, udha jote është udha jonë”, tha Yildirim. 

Artikulli paraprakObama: Nuk kërkoj falje për bombën atomike në Hiroshimë
Artikulli vijuesVdes nga kanceri në tru pasi fliste çdo ditë 6 orë në celular