Bllokohet rruga Pejë-Kuqishtë

1 Min Read

Në Rugovë të Pejës, në kilometrin 13, aty ku vazhdimisht, sa herë po rritet dendësia e reshjeve të shiut, po ndodhin rrëshqitje tereni, ashtu edhe sonte në orët e mbrëmjes ka patur rrëshqitje në masë të madhe, i cili paraqet rrezik për trafik, e rrjedhimisht edhe për jetën e qytetarëve.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Ai ju ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet në segmentin rrugor Pejë – Kuqishtë.

“Ju informojë se kompania e mirëmbajtjes është në punë dhe po bënë çdo gjë për të sanuar bllokadën, e cila nuk është edhe e vogël”, ka shkruar Lekaj.

TAGGED:
Share This Article