Bogadonoviq propozon heqjen e rrogave shtesë për Serbët në Kosovë

Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq ka theksuar se po të pyetej do ta ndërprente shtesën për Kosovën. “Për shkak të manipulimeve do ta ndërpreja edhe atë 50 përqindëshin e shtesës për Kosovën, që e marrin me paga të punësuarit në institucionet shtetërore në Kosovë”, siç i quan ai formacionet ilegale serbe, që veprojnë në territorin e vendit tonë.

Bogdanoviq i deklaroi KiM radios se nuk e konsideron veten përgjegjës pse gjatë mandatit të tij u pakësua për 50 për qind shtesa për Kosovën në pagat e të punësuarve në institucionet shtetërore të Kosovës. “Njerëzit në Serbi s’kanë as bukë për të ngrënë, kurse në Kosovë disa luajnë me para”, thekson Bogdanoviq.
“Të gjithë qytetarëve në Kosovë do t’u thosha se, sikur të pyetesha unë, do ta heqja edhe atë 50 përqindësh, për shkak se ka shumë manipulime, por edhe pse e marrin edhe njerëz që nuk e meritojnë”, ka thënë ai.
“I patëm hapur zyrat në Mitrovicë dhe Graçanaicë dhe ato ishin shumë aktive. Fatkeqësisht, për shkak të situatës tashmë të njohur dhe të shfrenisë, por edhe të politikës së Qeverisë së Kosovës, e cila pa zgjedhur mjete donte të pengonte praninë tonë, neve na është bërë e pamundur të qëndrojmë më tutje në Kosovë”, tha Bogdanoviq./Indeksonline/kohaislame

Artikulli paraprakMaroku reagon ndaj deklaratave të zyrtarit izraelit lidhur me xhaminë Aksa
Artikulli vijuesMonstra, Komiteti i Helsinkit konstataton shkelje të rënda