Boronica “lufton” fryerjet në stomak

Shumë njerëz vuajnë nga problemet me fryrjen e stomakut dhe për këtë arsye përdorin medikamente të ndryshme.

Megjithatë ka produkte tërësisht natyrale, të cilat janë mjaft të mira në mënjanimin e këtij problemi.

Boronica luan rol kyç për normalizimin e stomakut nga fryrja. Ajo këshillohet të konsumohet çdo ditë nga femrat pas moshës 40 vjeçare.

Përveç fryrjes së stomakut boronicat kurojnë problemet e venave, variçeve si dhe ndihmojnë në qarkullimin e gjakut. Gjithashtu, ato janë tejet të dobishme për të gjithë ata që kanë probleme me kilogramët e tepërta dhe këshillohet konsumimi i tyre pa marrë parasysh se çfarë diete aplikoni.

Artikulli paraprakMushtisht: Protestuesit ia arrin qëllimit, autobusët me serbë kthehen prapa
Artikulli vijuesSekretet thelbësore të gjuhës së trupit (FOTO)