ANKARA (AA) – Ministri turk i Drejtësisë Bekir Bozdağ në një deklaratë tha: “Çfarë kuptimi ka Osama bin Laden për SHBA-të, edhe Fetullah Gylen ka të njëjtin kuptim për shetin e Turqisë”, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri Bozdağ këtë deklaratë e dha në aeroportin Esenboğa të Ankarasë para nisjes për në SHBA lidhur me bisedimet që do ti zhvillojë me Sekretaren amerikane të Drejtësisë Loretta Lynch për eksradimin e kreut të FETO-s, Fetullah Gylen.
Në fjalën e tij në lidhje me ekstradimin e kreut të FETO-s, Gylen, ministri Bozdağ tha se “Mos ekstradimi apo zgjatja e kohës së ekstradimit do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-ve. Ne dëshirojmë që marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-ve të mos arrijnë në një pikë negative për shkak të një terroristi”.
“Çfarë kuptimi ka Osama bin Laden për SHBA-të, edhe Fetullah Gylen ka të njëjtin kuptim për shetin e Turqisë. Nga Pensilvania në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jeton dhe vazhdon ende të drejtojë organizatën terroriste një person i cili ka kryer kaq shumë krime në Turqi dhe i cili me urdhërat e tij ka shkaktuar së fundmi vdekjen e 241 dhe plagosjen e 1.194 qytetarëve tanë”, deklaroi ministri Bozdağ.
Ndër të tjera Bozdağ në lidhje me dosjet e dërguara për eksradimin e Gylen-it ka shtuar se “Sipas nesh në dosje ka më shumë se ç’janë të nevojshme për ekstradimin e terroristit Gylen në Turqi. Deri më tani nga dosjet për ekstradimet dhe arrestimet e përkohshme të kërkurara Turqisë jo vetëm nga SHBA-të por edhe nga vendet e tjera dosja për ekstradimin dhe kërkesat që përfshijnë arrestimin e përkohshëm të Gylen-it në krahasim me dosjet e tjera janë dosjet më të mëdha. Gjashtë dosje të plota përmbushin më shumë se kushtet e përcaktuara në marrëveshjen që ka midis nesh për ekstradimet”.
Duke vënë theksin se SHBA-të më parë kanë treguar vullnetin për të punuar ngushtë me Turqinë, Bozdağ rikujtoi se ekspertët e Departamentit amerikan të Mbrojtjes kanë ardhur më parë në Turqi në lidhje me këtë çështje.
“Shpresojmë që të jepet një vendim i përshtatshëm ndaj pritshmërive të Turqisë dhe nevojave të marrëveshjes mes nesh”, tha Bozdağ.