Liderët e Bashkimit Evropian u mblodhën në Bruksel për një samit joformal për të bërë rregullime të reja në Shengen dhe situatën financiare.
Sipas draftit të komunikatës së përbashkët që është siguruar nga mediat theksohet se rregullimet e reja në Zonën Shengen janë të domosdoshme për një përpjekje të përbashkët kundër terrorit. Rregullorja e re do ti japë mundësi policisë dhe autoriteteve kufitare që të kontrollojnë e verifikojnë të dhënat e policisë në lidhje me udhëtarët që kalojnë kufirin.
Vetëm se një praktikë e tillë sjell me vete edhe debate të reja brenda Bashkimit Evropian. Sepse ka nga ata që e vlerësojnë atë si shkelje të lirive civile.
Liderët e mbledhur në selinë e Komisionit Evropian shtruan për diskutim mbi tavolinë edhe gjendjen financiare të Bashkimit Evropian dhe të ardhmen e eurozonës.
Pardje ministrat e financave të eurogrupit kishin mbajtur një takim të jashtëzakonshëm dhe i kishin bërë një vlerësim të detajuar situatës.