Burrë e grua: Marrim 100 USD për çdo trafikant që vrasim

KUJDES: PAMJE SHQETESUESE

Një burrë dhe gruaja e tij janë pjesë e atyre që njihen si skuadrat e vdekjes në Filipine.

Bëhet fjalë për skuadra që vrasin trafikantët dhe përdoruesit e drogës.

Skuadra e vdekjes së tyre ka vrarë thuajse 800 persona.

Janë disa mijëra të vrarë që kur presidenti i vendit, Rodrigo Duterte mori pushtetin me premtimin se do të vrasë çdo trafikant droge në vend.

Çifti, të njohur si Ace dhe Sheila, thanë se fitojnë 100 dollarë për çdo të vrarë.

Ata thonë se marrin telefonatën nga një polic i njohur.

Ai u dërgon emrin dhe foton e shënjestrës.

Brenda tre ditësh ata duhet të kryejnë ekzekutimin.

Rregullimi i parë i grupit është: Mos bëj kurrë pyetje.

Viktimat qëllohen gjithmonë për vdekje.

“Nuk i qëllojmë vetëm një herë. Sigurohemi mirë që kanë vdekur,” thonë ata.

Çifti thotë se ka nisur këtë ‘profesion’ për shkak të nevojës për para, në një vend ku të ardhurat mujore nuk i kalojnë 380 dollarë.

“Që kur e nisëm, e dinim se është e rrezikshme. Por nëse nuk e bëj, ekziston rreziku që të mos e ushqej dot familjen time pasi nuk bëj dot punë tjetër,” thotë Ace.

Ai e pranon se tani duhet të vazhdojë punën pasi nuk e lë dot.

“Nëse them jo, shefi im mund të hakmerret. Mund të më vrasin. Thjesht ndjek urdhrat”.

Çifti thonë se ndjehen në faj për vrasjet.

“Kur shkon në shtëpi dhe sheh fëmijët, ndjehesh fajtore,” thotë Sheila.

“Por i them vetes se personi që vrave, është një njeri më i keq. Shumë jetë do rrënoheshin nëse ai nuk do vritej. Kështu që ai duhet të vdesë, nuk është faji im”.

Fushata e vrasjeve në Filipine ka sjellë reagimin e ashpër të SHBA, por presidenti thotë se ka vendosur të prishë aleancën me Amerikën.

5-153 7-142

Artikulli paraprakI pafajshëm, me gjithë dëmin 60 milionësh!
Artikulli vijuesLetra e Imam Shaffiut dërguar Imam Ahmedit