Çamçakëzi ndikon në shtimin e peshës

Shkencëtarët kanë zbuluar se njerëzit që përtypin çamçakëz zakonisht hanë ushqime të ëmbla dhe me shumë kalori.

Kjo ngjet për shkaqe kimike sepse çamçakëzi me shije mente që zakonisht njerëzit e hanë e largon erën e pakëndshme të ushqimeve me shumë kalori.
Bashkëautorja e studimit Christine Svoboda nga Universiteti i Ohajos dhe kolegia e saj Jennifer Temple nga Universiteti i Buffalos për ta kryer këtë studim kanë testuar 44 vullnetarë me të cilët kanë kryer disa eksperimente.

Para se të marrin pjesë në eksperiment gjysma e vullnetarëve kanë përtypur çamçakëz me shije frutash ose mente.
Nga kjo u zbulua se ata që kanë përtypur çamçakëz me shije mente kanë qenë më pak të interesuar që të hanë fruta kurse ata që kanë përtypur çamçakëz me shijë frutash kanë qenë më shumë të interesuar për ushqime tjera përveç atyre që kanë fruta.

Hulumtuesit gjithashtu kanë zbuluar se njerëzit që përtypin çamçakëz kanë tendencë të hanë më pak ushqim për shkak se nga përtypja e çamçakëzit hiqet shija e ushqimit

Dr. Svoboda tha se nga përtypja e çamçakëzit me shije mente ndërvepron me ushqimet me fruta dhe perime duke i kthyer ato në shije të pakëndshme.
Nga kjo del se ngrënia e çamçakëzit humb shijen e ushqimeve me pak kalori dhe të shëndetshme që do të thotë se çamçakëzi i hapë rrugën ushqimeve me shumë kalori të cilat ndikojnë në shtimin e peshës./zhurnal/kohaislame

Artikulli paraprakSerbia të hënën merr vendimin
Artikulli vijuesJa si t’i mbroni kockat…