Putin urdhëron që të fillojë tërheqja e forcave ruse nga Siria

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë një vizitë të papritur në Siri duke udhëruar tërheqjen e ushtrisë ruse nga ky vend i Lindjes së Mesme, kanë raportuar agjencitë ruse të lajmeve.

“Urdhëroj ministrin e Brendshëm dhe udhëheqësin e stafit të përgjithshëm që të fillojë tërheqjen e grupit të forcave ruse drejt vendeve të tyre të përhershme të punës”, është cituar të ketë thënë Putin sipas agjencisë shtetërore ruse RIA.

Putin është takuar me presidentin sirian, Bashar al-Assad në bazën Hmeimim.

Rusia i ka dhënë mbështetje të madhe qeverisë së Assadit në luftën që janë vrarë mijëra persona, ndërsa miliona të tjerë janë shpërngulur nga vendi.

Rusia pati filluar një fushatë me sulme ajrore në shtator të vitit 2015 dhe që nga ajo kohë ka përfshirë ushtrinë e saj edhe në forca tokësore, duke e mbrojtur Assadin .

Artikulli paraprakMarrëveshja, Kosovë-Gjermani i sjellë Kosovës 12 milionë e 950 mijë euro.
Artikulli vijuesÇfarë i ndodh trupit nëse nuk laheni