Çfarë po ndodh? “The Guardian”: Rama po shkel premtimet

Ishim mësuar që të shihnim shkrime me vlerësime për kryeministrin Edi Rama tek e përditshmja britanike “The Guardian”.

Por këtë herë nuk ndodh kështu.

Gazeta shkruan këtë herë për çështjen e digave në lumenjtë e Ballkanit, një çështje që e ka trajtuar edhe më parë në një shkrim investigativ në shkurt.

“The Guardian” shkruante në total janë 2 mijë diga që do ndërtohen, duke rrezikuar një ekosistem unik në Europë.

Në Shqipëri do të ndërtohen më shumë se 435 diga.

Por tashmë një nga projektet më problematike, ai i digës së Mavrovës në Maqedoni, do të anulohet me shumë gjasa, edhe pse projekti kushton mbi 100 milionë euro.

Shkak është bërë rreziku që mund të shkaktojë diga ndaj specieve të rrezikuara, siç është rrëqebulli i Ballkanit.

“Dy projekte të mëdha hidrike të planifikuara pranë Banja Lukës, në Bosnjen veriore, janë anuluar gjithashtu kohët e fundit, pas protestave publike. Por në Shqipëri, kryeministri Edi Rama i ka dhënë me koncesion një kompanie turke ndërtimin e një hidrocentrali në lumin Vjosa, pavarësisht një premtimi elektoral se nuk do e bënte diçka të tillë”, shkruan gazeta.

Gazeta bën një link me shkrimin e mëposhtëm të BIRN.

http://www.reporter.al/rama-shkel-premtimin-per-hidrocentralet-mbi-lumin-vjose/

Artikulli paraprakTension në ajër dhe det: SHBA përplaset me Kinën e Rusinë
Artikulli vijuesSerbia blen armë në Rusi, stërvitet me NATO