Chromebook-u C7 i Acer tani më i disponueshëm për shitje

Acer ka lançuar Chromebook-un e tij të 2-të, C7, në fillim të nëntorit duke e bërë të disponueshëm në Google Play, BestBuy.com dhe dyqanet e Best Buy.

Tani, sipas ndërtuesit Tajvanes të PC-ve,pajisja është bërë shumë e famshme që i jep mundësi shitësve të tjerë të shesin këtë produkt. C7, që është i vetmi Chromebook që ka një hard drive, është tani në dispozicion për shitje në TigerDirect, NewEgg dhe Staples.com, sipas deklarimit të kompanisë.

Si për Acer, interesi që kjo pajisje ka arritur të mbledhë kaq shumë konsumatorë, është për shkak të faktit se është i lehtë për t’u përdorur, i shpejtë dhe i sigurtë.

“Entuziazmi i konsumatorëve tanë në përgjigje të Acer C7 Chromebook ka inkurajuar shumë shitës për t’a ofruar këtë produkt. Çmimi shumë i ulët prej 199 $ është shumë i arsyeshëm për konsumatorët. Ja disa karakteristika të tij. (PCWorld Albanian)

– Display: 11.6-inch HD Widescreen CineCrystalTM LED-backlit LCD

– Processor: 1.1GHz Intel Celeron 847

– Memory: 2 GB DDR3

– Storage: 320 GB HDD and 100GB Google Drive Storage

– Webcam: HD 1.3MP webcam w/ LED indicator and microphone

– Connectivity: 802.11b/g/n Wi-Fi, 10/100 Ethernet

– Ports: 3xUSB 2.0, HDMI, Card Reader

– Battery: 4-cell

/pcworlalbanian/kohaislame

Artikulli paraprakTruri në ditë përpunon mbi 34 GB informata
Artikulli vijuesPatriarku i ri në mesin e peshkopëve që bashkëpunonte me Sigurimin e Shtetit