Cicërimat në Twitter do të shfaqen në rezultatet e kërkimit të Google

Në momentin që ju kërkoni diçka në “Google Search”, tani e tutje në rezultatet e kërkimit do të shfaqen dhe cicërimat e rrjetit social “Twitter”, që kanë të bëjnë me fjalën kyçe për të cilën ju jeni duke kërkuar.
 
Integrimi mes “Twitter” dhe “Google Search” padyshim që do rrisë audiencën e postimeve të “Twitter” dhe jashtë këtij rrjeti social. Integrimi është parë gjithashtu si një element në kohë reale i “Google Search”.
 
Ndryshimet, të cilat ishin lajmëruar më herët gjatë këtij viti, do të aplikohen duke filluar që nga dita e martë në aplikacionin iOS dhe Android të “Google Search” si dhe në versionin ueb nëse kërkimi është në gjuhën angleze.
 
“Twitter” me anë të një postimi në blog deklaroi se një version desktop nuk do të vonojë të vijë. Në muajt në vazhdim kjo karakteristikë do të jetë e disponueshme në akoma më shumë shtete.
 
Simbolet tradicionale të “Twitter” si ‘#’ apo ‘@’ do të jenë të nevojshme për shfaqjen e cicërimave në rezultatet e kërkimit.
 
Për shembull një kërkim në Google për #MadMan shfaqi në rezultatet e kërkimit një sërë postimesh në “Twitter” që përmbanin këtë hashtag.
Artikulli paraprakRrëfimi ekskluziv i ushtarit të UÇK-së për aksionin e Kumanovës
Artikulli vijues31-vjeçarja i jep fund jetës duke u hedhur nga tarraca e pallatit